Thursday, August 16, 2012

Rregullat e domosdoshme qe duhet ti dini kur jeni ne plazh Lexo me shume: Rregullat e domosdoshme qe duhet ti dini kur jeni ne plazh !!


When you go to the beach !!
 Fqinji i çadrës në plazh është njësoj si fqinji i shtëpisë, të cilin nuk e përzgjedhë por e gjen.
Kështu që gjithçka i lihet në dorë fatit, mund të bëheni miq të mirë ose ndoshta edhe miku i çadrës së plazhit mund të jetë një bezdisës dhe si pasojë ua kthen pushimet në një ferr të vërtetë, raporton noa.al.
Por si duhet të veproni atëherë për të shmangur personat e padëshiruar që gjenden pranë jush ndërsa ju jeni duke marrë rreze dielli dhe në të kundërt, të mos bëheni shqetësues për ta në raste të veçanta?
Ekspertja e kësaj fushe shpjegon rregullat më të rëndësishme që duhet t’i kemi parasysh gjithnjë kur jemi në plazh.
Rregulli 1
Nëse nuk ju pëlqen biseda që në fillim është më mirë të mos vazhdoni më dialogun. Por si? Në të tilla raste, heshtja është shpëtimtarja juaj kryesore.
Rregulli 2
Nëse rregulli i parë nuk funksiononi për të larguar fqinjën tepër të bezdisur, atëherë merrni në dorë një gazetë ose revistë dhe filloni të lexoni. Por mund të ndodhë edhe që fqinji juaj t’jua kërkojë gazetën për ta lexuar më pas.
Rregulli 3
Nëse shkoni për t’u larë në det, nuk duhet të largoni vëmendjen nga çadra, sepse një minutë mund t’ju kushtojë shumë..!!


No comments:

Post a Comment