Monday, August 20, 2012

Bleona Qerreti, lajmeron fansat permes Facebook




Bleona Qereti ka vendosur te rikthehet ne Shqiperi pas disa vitesh te kaluara ne Amerike, ku sapo ka perfunduar albumin e saj te ri.
Kengetarja synon nje karriere nderkombetare me albumin e ri te saj, ne te cilin mes tjerash ka punuar edhe me producentin e njohur, Timbaland.
 
Dhe, ajo ka vendosur ta nise promovimin e albumit pikerisht ne trojet ku njihet me se shumti, Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, me koncertin e pare qe zhvillohet te dielen e ardhshme ne Vlore.
 
“Zemrat e mia, si jeni? Jam tmerresisht e lumtur te ndaj me ju kete lajm. Se shpejti do te kthehem me ne fund ne Shqiperi. Me 26 gusht, do te jem ne Vlore per te startuar tour-in tim ne mbare Shqiperine… Mezi pres te jem serish prane jush, zemrat e mia. Po filloj numerimin mbrapsht. Ju dua shume te gjitheve”, ka shkruar Bleona ne statusin e saj ne Facebook.
 
Kurse me tej ka shkruar ne anglisht: "Albania are you readyyyy", duke shtuar ne shqip me nje status tjeter: "Me 26 gusht do ta djegim Vloren!".
E po ne te njejten faqe te saj ne rrjetin e famshem social, nuk ka harruar te leshoje dhe nje urim: “Gezuar Bajramin, te gjithe besimtareve myslimane”.

No comments:

Post a Comment