Jeans are now a very popular form of casual dress around the world, and have been so for decades. They come in many styles and colors; however, "blue jeans" are particularly identified with American culture, especially the American Old West. Americans spent more than $14 billion on jeans in 2004 and $15 billion in 2005 . . .
. . .
:)) 
Thursday, February 17, 2011
Jeans !!
Saturday, February 12, 2011
KËNAQËSIA E RIGJALLËRIMIT TË LËKURËS SUAJ . . . ♥ - ♥
Saturday, February 5, 2011
Elegante, Terheqese Dhe Romantike . . . :))) ♥
Tunikat janë të përjetshme dhe të pashmangshme në koleksionin e dizajnerëve më të njohur, pa marrë parasysh stinën e vitit.
I duam shumë pasi janë praktike, të rehatshme, kombinohen lehtë me gjithçka dhe njëkohësisht janë elegante, romantike dhe seksi.
Mund t’i vishni kudo:në punë, derisa shëtisni nëpër qytet, por gjithashtu janë zgjedhja e duhur edhe për daljet në mbrëmje. Kësaj sezone janë shfaqur me qepje të reja, modele dhe ngjyra më sfiduese dhe më të bukura. Ju mbetet juve të zgjidhni atë që më së shumti ju përgjigjet juve dhe stilit tuaj, e nëse dëshironi që të theksohen edhe më tepër, plotësojeni me detaje tjera interesante – kapela, sandale romake, apo me një çantë romantike.
Në krye të modës janë tunikat transparente, njëngjyrëshe apo me modele me pika. Më së bukuri përshtaten me pantallona të shkurtë.
Tunikat moderne janë të thurura me stil romantik, të zbukuruara me dantella dhe gjatë qepjes, me ngjyra të buta dhe të ngrohta. Po ashtu, edhe modelet, hipi, me lule dhe tufë-tufë…, që në mënyrë ideale përshtatet me fustane të gjatë.
Po ashtu, edhe modelet me stil indian dhe japonez janë shumë të pëlqyera, ngase janë të thurura nga pambuku i bukur dhe gjithmonë janë një zgjedhje e duhur. Ngjyrat e bardha janë shumë të preferuara, por nuk mungojnë edhe ngjyrat, si: ajo e kaltra, e kuqja, e verdha, si dhe e zeza dominuese, që mban vulën e stilit tuaj.
Subscribe to:
Posts (Atom)